Kush e fitoi bastin në Rubikon?

Kush e fitoi bastin në Rubikon?

Hakerët rrezikojnë sistemin bankar në Kosovë

Katër politikanë, nga katër subjekte politike, ditë më parë vënë bast për balotazhin e 19 nëntorit.

Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vënë bast në “Rubikon” të KTV-së për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Muhaxheri dhe Bislimi kanë vënë bast për garën e Prishtinës, ndërsa Tahiri e Kuçi për garën në nivel vendi.

Muhaxheri ka thënë se Arban Abrashi fiton në Prishtinë me diferencë deri në 3000 vota kundrejt Shpend Ahmetit, e Bislimi ka thënë se Abrashi merr më pak vota se në raundin e parë, Shpend Ahmeti fiton, e PDK e bart Jerusalemin në Skenderaj.

Ndërkaq, Tahiri ka thënë se PDK do të qeverisë me 10 komuna (përfshirë Skenderajn), ndërsa Kuçi ka thënë se AAK qeveris me shtatë komuna.

Pas përfundimit të balotazhit, autori i “Rubikon”-it, Adriatik Kelmendi, ka shpallur fituesit e bastvënies.

“Gazmend Muhaxheri dhe Abelard Tahiri i paguajnë kafet. Besnik Bislimi dhe Blerim Kuçi e fitojnë bastin”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)