Kush është Albiona Tasholli?

Kush është Albiona Tasholli?

Ndarja nga jeta e Pajazit Ollurit, telegram ngushëllimi nga kryetari Ahmeti

Abiona Tasholli një 22 vjeçare e cila vie nga Gadimja e Lipjanit, e re për nga mosha, e pjekur për nga vizioni dhe energjike në shumë fusha si ato sociale, filozofike e politike, transmeton Ulpianapress.

Që nga fëmijëria kishte reflektuar dhe dëshmuar se kishte veti për lidership, dhe ndërvite brumosi këtë dhunti e që e në moshë shumë të re e sfidoi vetveten në garë për këshilltare komunale, dhe arriti të ishte në mesin e kandidatëve më të votuara në Lipjan.

Për Albionen kuota ishte vetëm një e drejtë sepse ajo legjitimitetin e gëzoj dhe fitoj mbi qasjen e saj, vizionin, platformën dhe synimet për një përfaqësim dinjitoz dhe etikë profesionale.

Albiona është absolvente e Fakultetit Juridik grada Bachelor, një studente e shkëlqyeshme me notë mesatare mbi 9.0.
Pasioni për drejtësinë dhe vizioni për shtetndërtim janë këto dy komponentet kryesore që e bënë atë që në këtë moshë të filloj karierën e saj në sferën së politikës dhe çdo ditë e më shumë ajo po e dëshmon se pushtetin e ka mjet, e jo qëllim dhe më së miri edhe në praktikë po e jetëson thënjen e famshme të Abraham Lincoln ” Nga populli, me popullin dhe për popullin”

Me përkushtim të thellë po vazhdon përfaqësimin e saj në Kuvendin Komunal në Lipjan, është zëri i arsyes dhe objektivitietit, sa herë që është në pyetje interesi qytetarë ajo ka vullnet për bashkpunim me të gjithë e në çdo kohë. Profesionalisht dhe me maturi në retoriken e saj ka gjithnjë rezonim objektiv, shkathtësi dhe vigjilencë për zgjidhje të problemeve dhe menaxhim të situatave të cilat ballafaqohet kuvendi dhe lidershipi komunal.

Thjeshtësia dhe stabiliteti janë veti të veqanta që e shoqërojnë çdo ditë, dhe po e bëjnë figurë dhe simbol se si duhet të jetë një femër që emancipimin e ka meritë e jo privilegj.

Me hapat e saj, angazhimin në sferën e politikës e kontributin në përgjithësi, Albiona në një të ardhme të shpejt do të meritonte që të përfaqëson qytetarët edhe në nivelin qëndror./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)