Kuvendari i LDK-së së Lipjanit i bënë selam Qeverisë: Shtrine dorën e pajtimit, bëjeni për kombin

Kuvendari i LDK-së së Lipjanit i bënë selam Qeverisë: Shtrine dorën e pajtimit, bëjeni për kombin

Politikani më sipmatik? “Bombardohet” me komente pozitive: “Ti e meriton me udhëheq një drejtori”

Këshilltari komunal i LDK-së së Lipjanit, Fadil Sopa që me profesion është ekonomist ka kërkuar nga qeveria e tanishme, që të mendojë për doktorët, marketet si dhe barnatoret të cilët po punojnë pa ndërpre në shërbim të qytetarëve, percjell Ulpianapress.

Ai tutje në shënimin e tij ka shtuar se Qeveria nuk e ka luksin t’a rrëzojnë njëri-tjetrin, por të mirren me hallet e popullit, të lihen inatet politike, të zgjatet dora e pajtimit me njeri-tjetrin dhe të fillojnë të punojnë së bashku në luftimin e virusit COVID-19 e të mendojnë më shumë për kombin.Fotografia e Fadil Sopa

Shënimi i plotë i kuvendarit Sopa:

‘’Ju lutem që të ndalni të mendoni mirë për hatër të Zotit dhe këtij populli në situatën të cilën gjindemi. Mos të merrni vendime të ngutshme të pa matura. Jemi me një situatë kritike në të cilën populli ynë po vuan shkaku i epidemisë virusin COVID-19, mos të qesim në depresion edhe me rënien e Qeverisë. Mos të ngarkojmë çka smundet me bajt ky popull, duhet të mendoni për ata mjek/e te cilet po punojn me orë të tëra me maska per ta luftuar Virusin-19 ,te cilet i faliminderoj shumë dhe i lutem zotit teju ndimoj ,duhet te mendoni per ata puntor të marketev dhe barnatorev te cilet jan duke punuar per të na sherbyr neve ne keto kushte te rënda ,duhet të mendoni për punëtorët të cilët kanë pritur paga në fund mujit të cilët kanë mbetur të ngujuar pa punë e pa paga edhe ata kanë familje kanë obligime kanë qera për banesa çka me bo të shkretit zemra më dhembë kur shoh njerzit të cilët e kanë humbur rrugën e kanë humbur shpresën, nuk e kemi luksin na të rrëzojmë qeveri po të mirremi me hallin e popullit për ta duhet të mendojmë ti leni inatet politike po të zgjatni dorën e pajtimit njeri tjetrit të filloni të punoni së bashku ta luftojmë virusin COVID=19 e të mendojmë për kombin tonë, mendoni për bizneset të cilat mund të falimentojnë në këto kriza në të cilën ndodhet vendi’’.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)