Kuvendari nga radhët e Lëvizje Vetëvendosje së Lipjanit, Shkelzen Bislimi ka reaguar pas fitores së kandidatit të kësaj partie për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi në bastionin e deritanishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas 20 vjet qeverisje.
Ai ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes shpreh vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe se sipas tij, ndryshimi i radhës do të vijë edhe në Lipjan në zgjedhjet lokale që mbahen në 2021-tën.
”Edhe në Lipjan njejtë do e keni ”, shkruan Shkelzen Bislimi në Facebook./Ulpianapress
COMMENTS