Sukseset për kuvendaren e LDK-së së Lipjanit, Majlinda Sylejmani nuk kanë të ndalur.
Ajo së fundmi pas tri sezoneve të trajnimit në “Young Leaders XXV” në Budapest është certifikuar për edukimin politik të gjeneratava të reja nga mbarë Europa.
Këtë arritje Sulejmani e ka ndarë me miqt e saj në rrjetin social duke e kumtuar edhe lajmin për certifikimin e saj pas tri sezoneve trajnimi.
Postimi i plotë i kuvendares Sylejmani:
“Të dashur miq,
Pas tre sesioneve të trajnimit “Young Leaders XXV” në Budapest të Hungarisë, i organizuar nga Instituti Robert Schuman në të cilin përfaqësova LDK-në, sot arrita që të çertifikohem.
Ndjehem e nderuar që kisha mundsinë të isha pjesëmarrëse në njërin ndër trajnimet më profesional për edukimin politik të gjeneratava të reja nga mbarë Europa.
Faleminderit RSI për këto ditë produktive. Përkushtimi dhe pasioni për punën që bëni është për tu marrë shembull.
Padyshim që “Young Leaders” do të jetë një nga eksperiencat më të mira”, ka shkruar kuvendarja e LDK-së së Lipjanit./Ulpianapress
COMMENTS