Kuvendi do të mbajë edhe një seancë të jashtëzakonshme, para asaj për kufijtë

Kuvendi do të mbajë edhe një seancë të jashtëzakonshme, para asaj për kufijtë

Sot protestë paqësore në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër në orën 9:00. Kjo është vendosur në mbledhjen e Kryesisë e Kuvendit e cila sapo ka përfunduar.

Seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar Propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në ndërkohë, një seancë e jashtëzakonshme veç është caktuar për ditën e nesërme, e cila është paralajmëruar për në orën 10:00.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se pikë e vetme e rendit të ditës për seancën e nesërme do të jetë debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)