Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka aprovuar buxhetin për vitin 2020-2022

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka aprovuar buxhetin për vitin 2020-2022

Mujota: Më 22 tetor do të fitojmë pa balotazh (Foto)

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën-udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së 23-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për diskutim në këtë mbledhje.
Fillimisht drejtori për Buxhet dhe Financa Latif Ramadani, ka elaboruar ndarjen e buxhetit sipas planifikimit për vitet 2020 -2022.
Ndërsa, Kryetari Imri Ahmeti gjatë kësaj mbedhje ka theksuar se planifikimi i buxhetit për vitet 2020 -2022 është gjithëpërfshirës dhe është hartuar në bazë të nevojave që na kanë adresuar qytetarët nga vendbanimet e ndryshme por edhe nga anëtarët e Kuvendit të cilët në çdo seance kohe pas kohe kanë adresuar kërkesa të ndryshme për projekte të cilat deri më tani edhe janë implementuar por edhe tani kanë gjetur mbështetje dhe janë pjesë e këtij buxheti.

Pas diskutimeve nga këshilltarët e të gjitha grupeve parlamentare të cilët e komentuan në mënyra të ndryshme buxhetin dhe përfshirjen e nevojave qytetare, ata theksuan se ka edhe projekte të rëndësishme që kanë mbetur për vitet e ardhshme dhe në fund projekt buxheti morri përkahjen e shumicës së grupeve parlamentare në Kuvend.
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje u aprovua edhe vendimi për shpalljen e interest publik për shpronësim të paluajtshmërive si dhe është aprovuar Rregullorja për organizimin, funskionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, venbanimet dhe lagjet urbane.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)