Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e dhjetë me radhë

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e dhjetë me radhë

22 Tetori , dita e triumfit të madh dhe rekordeve të Imri Ahmetit dhe LDK-së

Kuvendi i Komunës, sot nën udhëheqjen e kryesuesit ka zhvilluar punimet e seancës së dhjetë me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për këtë mbledhje.

Në fillim kësaj seance këshilltarët kanë adresuar një mori pyetjesh për ekzekutivin komunal, ku edhe në të njëjtën kohë kanë marrë përgjegjje nga vetë Kryetari Imri Ahmeti dhe drejtorët përkatës.

Në këtë mbledhje, drejtori për Buxhet dhe Financa Latif Ramadani, para këshilltarëve komunal ka elaboruar raportin e shpenzimeve dhe të hyrave për periudhën Janar – Qershor 2018.
Po ashtu gjatë kësaj seance Kuvendi ka aprovuar, Propozim vendim për caktimin e lokacioneve për vendosjen e tregut të kafshëve dhe vendosjen e tregut për produktet ushqimore për kafshë dhe lëndë djegëse, në ZK Grackë e Vjetër, Propozim Vendim për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të Komunës, kompanisë regjionale Pastrimi – prishtinë, njësia Operative në Lipjan, propozim vendim për dhënien në shfrytëzim të stadiumit të futbollit “Sami Kelmendi”, në Lipjan dhe Propozim vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare Bashkësisë islame në Lipjan.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Rasim Hasani ka informuar Kuvendin rreth testit të arritshmërisë dhe testit të maturës afati i qershorit 2018.
Po ashtu përgjatë kësaj seance Kryetari Imri Ahmeti ka prezantuar Raportin e Auditorit të Pavarur të Kosovës për Pasqyrat Financiare për vitin 2017 të Komunës së Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)