Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e radhës

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e radhës

Vuçiq: Serbët në Kosovë po mbrojnë territorin e vet, Serbia do t’i ndihmojë

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën-udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së 26-të me radhë.
Kryetari Imri Ahmeti si në çdo mbledhje të Kuvendit edhe përgjatë kësaj seance ka dhënë sqarime rreth qështjeve të ngritura nga asamblistët.
Pas shqyrtimit të Projekt Rregullores për përdorimin e automjeteve zyrtare në Komunën e Lipjanit anëtarët e Kuvendit aprovua këtë Rregullore.
Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar edhe propozim vendimi për zëvendësimin e anëtarëve të Komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien afatgjatë të pronave të paluajtshme të Komunës në ZK Gadime e Ulët dhe Babush i Muhaxherëve, propozim vendimi për zëvendësimin e anëtarëve të Komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme të Komunës në ZK Gadime e Ulët.
Po ashtu anëtarët e Kuvendit kanë aprovuar Rregulloren për Taksa Komunale dhe Rregulloren për Transaprencë me plotësime shtesë sipas rekomandimeve të MAPL-së

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)