Gazi lotsjellës që po vazhdon të hidhet vazhdimisht në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën po tentohet të votohet ratifikimi i demarkacionit, është bërë lajm kryesor në mediat botërore.
“Gaz lotsjellës është lëshuar në Kuvendin e Kosovës nga deputet të opozitës në përpjeke për të ndaluar votimin e demarkacionit me Malin e ZI. Partia Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur tre depozita të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit”, shkruan The Indipendent.
“Ligjvënësit duhej të evakuoheshin nga ndërtesa e Kuvendit pasi që partia e Lëvizjes Vetëvendosje përdori gaz lotsjellës në sallën ku do të fillonte votimi. Opozita përdori gaz lotsjellës përsëri kur filloi seancën”, shkruan Daily Mail.
Ky medium anglez këtë ngjarje i ka kushtuar një rëndësi të madhe duke e ilustruar edhe me shumë fotografi nga Kuvendi i Kosovës i përfshirë në tymin e gazit.
Ndërkaq CNN International, shkruan se Kuvendi i Kosovës përsëri u përfshi në gaz lotsjellës.
“Ishin ata deputetët e Vetëvendosjes të cilët përsëri hodhën gazin brenda në sallën e ligjvënësve ku supozohet të jetë një vend ku kundërshtimet politike bëhen me mënyra të duhura.
Edhe ky medium ka ilustruar ngjarjen me shume fotografi dhe video. /Indeksonline/
Kuvendi i Kosovës bëhet gaz i botës, lajm kryesor në mediat botërore (Foto)
INDEKSONLINE
E Mërkurë, 21 Mars 2018 16:08

COMMENTS