Kuvendi komunal i Lipjanit ka miratuar Kornizën afatmesme buxhetore 2020-2022

Kuvendi komunal i Lipjanit ka miratuar Kornizën afatmesme buxhetore 2020-2022

Komuna e Lipjan u ndihmon me para klubeve të saj

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit nën kryesimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Daut Azemi është mbajtur seanca e radhës së Asamblesë Komunale të Lipjanit.

Antarët e kuvendit kanë miratuar propozim vendim mbi aprovimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2020-2022.
Ndërsa, propozim vendimi mbi miratimin e Planit Komunal të veprimit për të zhvendosurit dhe zgjidhje të qëndrueshme është shtyer për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.
Gjithashtu, Kuvendi ka aprovuar edhe propozim vendimin mbi miratimin e Planit të veprimit rinor lokal (2019-2021) në Lipjan, propozim vendimin për ndarje të subvencioneve, propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për rregullimin e komunikacionit rrugor në disa rrugë të qytetit të Lipjanit 15Nr.345-28060 të datës 02.05.2018.

Njëherit propozim vendim për zëvendësimin e antarit të komitetit për Politikë dhe Financa, nuk është miratuar nga antarët e kuvendit komunal.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)