Kuvendi Komunal i Lipjanit me 12 këshilltarë “pa gojë”

Kuvendi Komunal i Lipjanit me 12 këshilltarë “pa gojë”

Kuvendari Tasholli viziton Policinë dhe QKMF-në, i falenderon për sigurinë që ofrojnë

Bazuar në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2022, del se Asambleja Komunale e Lipjanit me 31 kuvendarë, në përbërjen e vet ka 19 këshilltarë aktivë dhe 12 të tjerë që bëjnë rolin e shikuesit.

Nëpërmjet një fletënotimi të publikuar nga Youth Association for Human Rights, mbështetur në punën monitoruese të drejtpërdejtë të kësaj organizate joqeveritare, ka nxjerrë vlerësimin për secilin këshilltar nga përbërja e re dhe në gjashtë mujorin e dytë, del se 12 këshilltarë të zgjedhur të popullit, me asgjë nuk e kanë arsyetuar mandatin e fituar me votë.

YAHR ka konstatuar se listës me kuvendarë “memecë’ i prinë subjekti më i mëdh LDK me 9 dhe me nga një këshilltarë janë VV-ja, PDK-ja dhe PAI, të cilët në gjashtë muaj kanë dëshmuar pasivitet total, duke mos diskutuar asnjëher dhe u notuan me 0 pikë nga YAHR.

Ndërkaq nga këshilltarët në këtë gjashtë mujor me angazhimin e tyre kanë arsyetuar bukën e fituar, prijnë Arsim Jashari (PDK), Lulzim Rrustemi (PDK) dhe Alban Salihu(VV)./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)