Dirk Kuyt është një nga lojtarët më të mirë që ka nxjerrë futbolli anglez viteve të fundit.
Ish lojtari i Utrecht, Liverpool e Fenerbahces, vendosi të pensionohej nga futbolli rreth një vit më parë, pas një rikthimi në Feyenoord, të cilën skuadër e udhëhoqi drejt titullit të parë pas 18 viteve.
Pas një lamtumire triumfuese, Kuyt ka befasuar të gjithë duke iu rikthyer futbollit në moshën 37 vjeçare.
Kuyt ka vendosur të vesh fanellën e skuadrës së tij të fëmijërisë, Quick Boys, pjesa e së cilës ka qenë para kalimit në futbollin profesional te skuadra e Utrecht.
Skuadra e Quick Boys garon në ligën e katërt holandeze./Lajmi.net/
COMMENTS