KV Skënderbeu nga Lipjani, klubi shembull në Kosovë – arritën Superligën me vetfinancim

KV Skënderbeu nga Lipjani, klubi shembull në Kosovë – arritën Superligën me vetfinancim

Paralajmërohen “masa” ndaj Gjykatës Speciale

Klubi vollejbolistik ”Skënderbeu” nga fshati Kraishtë i Lipjanit ka siguruar pjesëmarrjen në Superligën e volejbollit për herë të parë që nga krijimi në vitin 1984, shkruan Insporti.Përveç faktit që arritën Superligën, ky klub është shembull edhe për një aspekt tjetër.

KV Skënderbeu është një klub nga një fshat modest i Lipjanit, Kraishtë. U formua në vitin 1984 nga Sali Shala, i cili arriti ta mbajë klubin gjallë deri në vitin 2004.

Në këtë vit, klubit nga Kraishta hasi në vështirësi financiare dhe vendosi të shuhej përkohësisht deri në gjetjen e një zgjidhje.

Pas 16 viteve përpjekje, në vitin 2020, KV Skënderbeu arriti të ri-ndërtohej sërish dhe të niste garat nga Liga e Parë e volejbollit të Kosovës.

‘Ringjallja’ e klubit erdhi pikërisht nga dashamirët e fshatit, të cilët me vetfinancim dhe pa përkrahjen e askujt, arritën të ngjiten në Superligë dy ditë më parë.

Kryetari i klubit, Imri Lacaj në një prononcim për Insportin tregoi në mënyrë kronologjike gjithë atë që ndodhi me KV Skënderbeun e që në fund u kurorëzua me arritjen historike, për të luajtur në Superligë.

”KV Skënderbeu u krijua në vitin 1984 dhe u shua në vitin 2004 për shkak të problemeve financiare. Pas 16 viteve përpjekje, arritëm që këtë vit ta rikthejmë klubin sërish në gara, në Ligën e Parë të Kosovës”.

”Dhe puna jonë u kurorëzua me arritjen historike këtë sezon, pasi jemi ngjitur në Superligë dhe kjo do të jetë hera e parë që në luajmë në elitën e volejbollit të Kosovos”, tha Laci për Insportin.Për këtë arritje, ai ka falënderuar edhe dy vëllezërit, Krist dhe Ledion Martiro, që erdhën nga Tirana për ta ndihmuar klubin të ngjitej në Superligë në ndeshjen finale kundër Lubetenit.”Shfrytëzoj rastin të falënderoj dy miq shumë të mirë, Krist dhe Ledion Martiro, të cilët erdhën nga Tirana për të na ndihmuar në ndeshjen e fundit kundër Lubetenit, e cila ishte vendimtar për ngjitjen në Superligë”.Ai zbuloi më tej edhe faktin që klubi nuk është ndihmuar asnjëherë as nga Komuna, as nga ndonjë institucion tjetër, por vetëm me vetfinancim të dashamirëve të fshatit Kraishtë.

”Kurrë asnjëherë nuk jemi ndihmuar nga askush, as nga Komuna apo ndonjë institucion tjetër, as nga Federata. Vetëm fshati ka kontribouar gjithmonë”, vijoi më tej Lacaj.

Por a do të ketë klubi i volejbollit Skënderbeu ambicie për më shumë në Superligë, e cila fillon në muajin shkurt, Lacaj u përgjigj kështu: ”Po kemi ambicie dhe do të fillojmë punën shumë shpejt. Për momentin nuk kemi asnjë sponsor, por si gjithmonë me ndihmën e fshatit shpresojmë të shkruajmë historinë edhe në Superligë”.

Në fund, ai bëri apel për ndihmë për të gjithë dashamirët e volejbollit për të ndihmuar klubin në këtë rrugë historike, të cilën e arritën me shumë punë dhe mundime.KV Skënderbeu është shembull i një klubi ku triumfoi pasioni dhe dashuria për volejbollin, edhepse me shumë vështirësi materiale dhe pa ndihmën e asnjë instuticioni sportiv apo shtetërot.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)