Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve në mes Bayern Munchen dhe Real Madrid, do të zhvillohet këtë të mërkurë në “Allianz Arena” dhe normalisht se ka zgjuar interesim shumë të madh, pasi bëhet fjalë për dy klube gjigante të futbollit evropian.Kur jemi dy ditë para kësaj përballjeje, është caktuar edhe gjyqtari kryesor që do të ndaj drejtësinë, a ai është holandezi 45 vjeçar, Bjorn Kuipers.
Kuipers deri më tani ka referuar në 111 ndeshje të UEFA-s, prej të cilave 46 në Champions League, kurse kishte qenë gjyqtari kryesor i finales të Ligës së Kampionëve që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë në vitin 2014, ku Real Madrid e kishte mposhtur Atletico Madrid me rezultat 4-1, duke e siguruar titullin e dhjetë në historinë e saj në këtë kompeticion.Holandezi Bjorn Kuipers nga viti 2006 është gjyqtarë i FIFA-s dhe ka gjykuar në turne dhe finale të ndryshme, kurse këtë vit do të jetë njëri nga gjyqtarët e Kampionatit Botëror në futboll që mbahet në Rusi.Deri më tani, në tri ndeshjet e Bayern Munchen në Champions League ku ka referuar Kuipers, skuadra bavareze nuk është mposhtur, duke shënuar fitore në dy takime dhe në një tjetër ka barazuar.Kurse, për sa i përket Real Madrid, holandezi Kuipers ka ndarë drejtësinë në 4 takime të madrilenëve në Ligën e Kampionëve, në të cilat “Los Blancos” kanë dy fitore, një humbje dhe një barazim. /Insporti.com
COMMENTS