KY ËSHTË KOSOVARI I VRARË NË VJENË TË AUSTRISË

KY ËSHTË KOSOVARI I VRARË NË VJENË TË AUSTRISË

Treni godet veturën në Drenas (Foto)

Një përleshje mes tre personave, përfundoi me vdekjen e kosovarit Shqiptim Ahmetit në Vjenë të Austrisë, të enjten në mbrëmje, raporton mediumi austriak Wien.orf.at.

Dy burra thuhet se kanë sulmuar të riun nga Kosova, rezident në Austri.

Sipas dëshmisë së dhënë në policinë gjermane, të dy rrahën dhe therën viktimën – kosovari vdiq në spital, transmeton Insajderi.

Ahmeti po udhëtonte me një grua 44-vjeçare në rrugën Favoritenstraße, kur ai u sulmua nga dy burrat, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger.

“Sulmi ndodhi nga dy burra të panjohur që ishin veshur në të zeza”, ka thënë Eidenberger, i cili tregon se policia ende nuk e ka indentifikuar sulmuesit.

Shqiptim Ahmeti ishte duke shëtitur në Vjenë me një shtetase kroate kur dy persona që përshkruhet se ishin me jake të zeza i janë afruar duke e therur me thikë për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Favoritenstasse-Heute”.

Ahmeti ishte 33 vjeçar ndërsa prejardhja e tij ishte nga fshati Shtëdim i Podujevës.

Dyshimet e para flasin se ngjarjen makabre mund ta kenë kryer dy shtetas nga Maqedonia.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)