KY ËSHTË PERSONI I FUNDIT QË I KA PARË TË GJALLË DY POLICËT E ZHDUKUR

KY ËSHTË PERSONI I FUNDIT QË I KA PARË TË GJALLË DY POLICËT E ZHDUKUR

Ministria larg nisjes së punimeve për Muzeun e Historisë së Natyrës

Malsor Dashi e Armend Trena, mbrëmjen e të shtunës në krye të detyrës u zhdukën në mënyrë enigmatike. Të dy këta policë nga Kaçaniku, pak para aksidentit kishin dorëzuar në Han të Elezit një të burgosur.

I fundit që ka kontaktuar me dy policët tashmë të zhdukur, është Bastri Thaçi nga Krivareka i cili qëndron në arrest shtëpiak, pasi që u përfshi në rrahjen masive në mes të punëtorëve të Bechtel Enkes.

Ai tregon se nuk kishte pasur asnjë problem me të dy policët që e shoqëruan nga Kaçaniku deri në Han të Elezit.

Madje, hedh poshtë të gjitha lajmet se të dy mund të ishin duke vozitur në gjendje të dehur.

Të gjitha informacionet ai thotë se i ka dhënë edhe për policinë, që e kanë intervistuar në mëngjesin e të dielës, por i njëjti do të intervistohet edhe nesër, për të njëjtin rast.

Kurse kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë për T7, se nuk ka të dyshuar momentalisht, sepse rasti është i emërtuar si aksident.

Jashari deklaron se lidhur me rastin ende nuk është marrë askush në pyetje zyrtarisht. E sa për gjetjet ai ka një përgjigje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)