Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lipjan ku tre persona janë gjetur pa shenja jete.
Kemi raportuar më herët së bëhet fjalë për tre anëtarë të një familjeje: burri, gruaja, dhe djali i tyre.
Burime të Indeksonline pohojnë se personi që dyshohet të ketë vrarë së pari djalin dhe gruan e tij, e më pas edhe veten, është Abedin Bekteshi.
Në anën tjetër, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.
Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” pohoi për Indeksonline zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
COMMENTS