Një anketim ka treguar se personat të cilët i tradhtojnë partnerët, shpeshherë e bëjnë këtë me dikë që e njohin që të dy.
5000 njerëz kanë marrë pjesë në hulumtimin e kompanisë australiane ‘Forktip’, dhe rezultatet nuk janë aq të kënaqshme për shumicën e çifteve, e veçanërisht për meshkujt.
Dy gjinitë e kanë pranuar se asnjëherë nuk kanë pasur aferë (69.1 për qind e grave dhe 59.6 për qind e meshkujve).
Por sa i përket atyre të cilët kanë tradhtuar, duket se meshkujt janë më tradhtarë sesa gratë.
Nga meshkujt e anketuar. 40.4 për qind kanë pranuar se e tradhtojnë partnerin aktual, ndërsa 30.9 për qind të grave e kanë pranuar të njëjtën gjë.
Ndërsa sa i përket asaj se sa herë kanë tradhtuar, duket se mbi gjysma e tyre (52.4 për qind) kanë thënë se e kanë bërë këtë më shumë se një herë.
Vetëm çereku i tyre kanë thënë se kanë tradhtuar vetëm një herë, ndërsa 31.2 për qind kanë rrëfyer se ende janë duke e tradhtuar partnerin aktual.
POR, CILAT JANË ARSYET SE PËRSE PARTNERËT E TRADHTOJNË NJËRI-TJETRIN?
– Mungesa e kënaqësisë dhe argëtimit
– Mungesa e seksit të mjaftueshëm
– Partneri ka tradhtuar së pari…
– Nuk i përmbushin kënaqësitë seksuale me partnerin aktual
E ME KË TRADHTON PARTNERI?
Siç duket, 49.9 për qind tradhtojnë me dikë të panjohur. Por, 23.8 për qind e tradhtarëve kryejnë akte jashtëmartesore me shokun/shoqen e partnerit.
Sa i përket vendit të punës, 22.4 për qind tradhtojnë me një koleg të punës. /Telegrafi/
COMMENTS