Sigurisht lindja e binjakëve merr vëmendje gjithmonë, aq më tepër kur numri i tyre e kalon dyshen.
E padyshim, kureshtje zgjon edhe qyteti që mësohet se ka jashtëzakonisht numër të lartë të lindjeve të binjakëve, transmeton Indeksonline.
Ky qytet ndodhet në Igbo-Ora dhe gjendet në Nigeri.
Karakteristikë e këtij qyteti, është se nga numri i lartë i lindjeve të binjakëve, mundësia të mendosh se po sheh më shumë se njëherë të njëjtin person, është e madhe.
Për BBC, ka folur një person i cili ishte përkrahë babait dhe vëllait të tij binjakë.
“Në familjen tonë janë tri lindje me binjakë, babai ishte binjakë, ashtu edhe nëna, tani jemi ne”, u shpreh ai. Këtë vit qeveria nigeriane kishte organizuar një festival për nder të tyre.
COMMENTS