Ky është stomatologu i QKMF-së së Lipjanit që u arrestua

Ky është stomatologu i QKMF-së së Lipjanit që u arrestua

Thaçi nga Amerika godet Brukselin: Dështuat me Kosovën, por nuk do të dëshpërohemi

Është arrestuar mjeku i stomatologjisë në QKMF-të Lipjanit Basri Bytyqi.

Ai dyshohet ka dhunuar seksualisht një paciente rreth 24 vjeçare nga Drenasi në njërin nga Motelet në Lipjan. Bytyqit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërkohë institucionet e Lipjanit gjatë së martës vazhdimisht kanë tentuar ta fshehin këtë ngjarje duke mos dhënë deklarata për media.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka thënë se me datën 16 nëntor është raportuar për një rast dhunimi në Lipjan, ndërkohë është arrestuar një person.

Me 16 nëntor rreth orës 20:00 në Stacionin e Policisë në Lipjan është raportuar për një rast dhunimi, andaj me këtë rast është arrestuar një person. Me rastin është marrë stacioni i Policisë në Lipjan”, ka thënë shkurt Ahmeti për “Kohën Ditore”.

Agim Krasniqi, drejtor i QKMF-së në Lipjan ka thënë se prej dy ditësh stomatologu Basri Bytyqi, është duke munguar në punë, ndërkohë që nuk ka marrë ndonjë informatë zyrtare nga organet e drejtësisë në lidhje me rastin. “Ky mjek prej 2 ditësh është duke munguar në punë, ndërkohë pas 3 dite ne do të iniciojmë procedurë sipas ligjit nëse ai ka munguar pa arsyeje në punë. Sa i përket këtij rasti ne nuk kemi asgjë të konfirmuar nga organet e drejtësisë. Gjithashtu as familjarët e Bytyqit nuk janë paraqitur në QKMF për ta lajmëruar mungesën e tij në punë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Lipjanit Vlora Limani- Hajnuni gjatë së martës vazhdimisht e ka fshehur këtë ngjarje duke mos dashur të prononcohej për gazetën.

“Sot e mora vesh nga shefi se një mjek prej dy ditësh nuk ka dalë në punë, andaj është e drejtë ligjore që mjeku të marrë 3 ditë pushim mjekësor pa lajmërim ndërkaq pas kësaj periudhe nisen procedurat e rregullta. Ndryshe ne nuk kemi ndonjë informatë zyrtare nga askush për ndonjë arrestim të këtij mjeku”, ka thënë shkurt nëpërmjet telefonit Hajnuni./Agim Ademi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)