Ky është talenti lipjanas në futbollin norvegjez

Ky është talenti lipjanas në futbollin norvegjez

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës i Ulpianës

Nuredin Syla, i lindur në Banullë të Lipjanit, ka filluar të shkëlqejë në futboll që në moshën të re, duke u cilësuar si një talent i ri për futbollin norvegjez dhe më gjerë.

Të afërmit e tij shprehen për Ulpianapress, se Nuredini ka filluar të luaj futboll që në moshën 8 vjeçare.

Qysh tegojnw ata, Nuredini qysh në moshën 11 vjeçare, është kërkuar nga skuadrat e njohura norvegjeze, që të jetë pjesë e talentëve të ri të këtyre klubeve.

Gazeta e madhe në Norvegji “Tønsberg Blad”, në rubrikën e sportit shkruan se, Nuredin Syla kishte sezonin e tij më të mirë për ekipin Eik Tønsberg dhe u rangua një prej lojtarëve më të mirë të vitit .Gazeta vazhdon tutje, duke pontencuar se pas talentit lipjanas janë vërshuar klube të njohura norvegjeze. Disa klube kanë qenë në kontakt me lojtarin Syla kohët e fundit. Disa nga skuadrat janë Fk Tønsberg, Flint dhe Fram Larvik’’.

Familja e talentit të ri Kosovar ka emigruar nga Banulla e Lipjanit drejt Norvegjisë, gjatë kohës së luftës./Ulpianapress

Video

Nuredin-Syla-TB-nettavisen

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)