Ky është vendimi i plotë për Kurtin, Kadaj-Bujupin dhe Albulena Haxhiun

Ky është vendimi i plotë për Kurtin, Kadaj-Bujupin dhe Albulena Haxhiun

Kryetari Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Këshillit të Europes nga programi për promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të Komuniteteve Rom dhe Ashkali

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka referuar urdhëresën e përsëritur Policisë së Kosovës për sjelljen me detyrim të personave A. Kurti dhe D. Kadaj-Bujupi, në seancën gjyqësore të datës 22.11.2017 përpara orës 09:00 pasi që ndaj tyre është duke u zhvilluar procedurë penale.

Më poshtë, vendimi i plotë:

Konform detyrimit ligjor, autorizimeve të saja si dhe përgjegjësisë për ta realizuar urdhëresën sipas përmbajtjes së saj, policia ka dërguar njësinë patrulluese në adresat e dhëna nga gjykata për të kontaktuar me personat në fjalë, por të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e tyre, si dhe nuk ka qenë e mundur të kontaktohen përmes formave të tjera të kontaktit.

Përkitazi me këtë, policia ka njoftuar gjykatën themelore për veprimet e saj dhe mos gjetjen e personave në adresat e tyre përpara fillimit të seancës.

Ndërlidhur me veprimet policore konfirmojmë se në asnjërin prej të dyja rasteve policia nuk ka rrethuar lokacione dhe nuk ka bastisur asnjë adresë banimi, andaj pretendimet e disa qarqeve informative për bastisje dhe rrethim të ndonjë vendbanimi janë të pavërteta dhe si të tilla mbesin në suazat e spekulimeve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)