Kosova nuk ka shumë stadium që përmbushin kushtet e duhura për ndeshje ndërkombëtare.
Stadiumi në Mitrovicë “Adem Jashari” është minimalisht i pranueshëm ,ndërsa së fundmi, stadiumi i rinovuar në Prishtinë, i emërur “Fadil Vokrri”, është ai që përmbush kërkesat më së miri, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, pamje nga një stadium i vogël, të një fshati në Kamenicë, Hogosht, po mahnitin të gjithë.
Nuk janë kushtet ato që po vlerësohen, por pamja e mrekullueshme e stadiumit dhe natyrës për rreth.
COMMENTS