Banorëve të rrugës “Burimi” në Lipjan edhe pse iu është premtuar së do t’u shtrohet rruga, kjo nuk ndodhi as këtë vit. Për shkak të mos asfaltimit, kjo rrugë është kthyer në një problem për banorët e kësaj pjesë. Tash e disa vite banorët përballën me pluhurin veres , e me lloçin gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.
Një banor në këtë rrugë duke kë rkuar që të mbetet anonim ka shkruar për Ulpianapress, duke thënë së ajo është e pa shtruar tash e disa vite.
“Rruga është që 6 vite, ama si rrugë ekzistuese është shumë vite para lufte. Fjala është për rrugën “ Burimi”, rreth lumit Janjekva. Prej kur ka qenë Heset Sahiti drejtor i Shërbimeve Publike, kemi bërë ankesa, mirëpo Komuna vetëm e ka zhavoru rrugën para dy vite dhe ma nuk është ndërmarrë asgjë , edhe pse kishim premtimin e drejtorit Sahiti, edhe të kryetarit aktual, se rruga do te asfaltohet”, tha ai. /Ulpianapress
COMMENTS