Një tjetër vogëlush pritet t’i bashkohet familjes së zëdhënëses bukuroshe të Partisë Demokratike, aktualisht këshilltare e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Express mëson se Erla Mëhilli është në pritje të ëmbël. Mëhilli është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jetë një djalë.
Në fakt, ky është djali i dytë në familje. Erla dhe ish-deputeti demokrat Keltis Kruja u bekuan me fëmijën e parë, në 2015-ën Akidin, të cilit së shpejti do t’i dhurojnë edhe një vëlla. Muajt e parë të shtatzënisë Erla i ka kaluar mjaft mirë sa i përket gjendjes shëndetësore.
Për emrin, ende nuk ka menduar, por patjetër që do të jetë i veçantë. Edhe për Akidin, një emër mjaft i rrallë në Shqipëri, Mëhilli thotë se ka vendosur pasi ka kërkuar gjatë për të gjetur një emër të bukur dhe të veçantë.
Domethënia e tij është mjaft e veçantë gjithashtu. Akid është emër i vjetër ilir, i babait të Piros së Epirit. /Express
COMMENTS