Mëngjesi i ditës së sotme ka qenë i “frytshëm” për kandidatin për kryetar të komunës së Klinës nga AAK, Zenun Elezajn. Kanidaturën e tij për kryetar në balotazh do ta përkrahë edhe LDK-ja.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, kandidat i LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti.
“Po, ne kemi arritur marrëveshje. Ne do të përkrahim Zenun Elezajn në Klinë. Sot e kemi nënshkruar marrëveshjen” ka thënë Hoti për Indeksonline.
Në zgjedhjet e 22 tetorit në Klinë, Sokol Bashota doli i pari me 37.4% të votave, para Zenun Elezajt të AAK-së me 25.4 dhe Besim Hotit me 25.1% të votave.
COMMENTS