“Lajmërohen” rriqnat në Lipjan, katër raste vetëm dje

“Lajmërohen” rriqnat në Lipjan, katër raste vetëm dje

Pacientët e dyshuar me Covid-19 trajtohen në oborr të QMF-së në Shalë

Gjatë ditës së djeshme, janë lajmruar katër raste të thumbuara nga rriqrat në territorin e Komunës së Lipjanit, njofton Ulpianapress.

Mirëpo, sipas zëdhënësit të Komunës së Lijanit, Diamant Bytyqi asnjëri nga pickimet nuk ka rezultuar me infeksion.

‘’Komuna e Lipjanit nuk është e njohur si vend endemik për pickim të rriqrave, por tani është koha kur shfaqen raste më shumë, është normale që edhe në Lipjan të kemi raste, vetëm dje kanë qenë katër raste, e që nuk paraqet ndonjë shqetësim për alarmim të situatës sepse sipas statistikave është numri përafërsisht i njëjtë me vitet e kaluara’’, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi thotë se stafi i QKMF-së në Lipjan, është i përgatitur për t’i trajtuar rastet e pickimit të rriqrave.

‘’QKMF në Lipjan ka kapacitete të mjaftueshëm për trajtimin e këtyre rasteve, mirëpo nëse ka raste që rezultojnë me infeksion atëherë dërgohen në Kliniken Infektive në QKUK për trajtim të më tutjeshëm’’.

Tutje Bytyqi ka shtuar se momentalisht nuk ka shifra alarmate, mirëpo nësë është tendenca e rritjeve të rasteve me pickim të rriqrave, atëher komuna do të marr masa shtesë preventive dhe ndonjë fushatë vetëdijesuese për mbrojtje nga pickimi i rriqrave.

‘’Tani me tani nuk ka shifra alarmante mirëpo nëse kemi rritje të rasteve atëherë duhet të marrim masa shtesë preventive dhe ndonjë fushatë vetëdijesuese për mbrojtje nga pickimi i rriqrave’’, ka përfunduar Bytyqi për Ulpianapress.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)