Lajmërohet Arban Abrashi, tregon fituesin në Prishtinë

Lajmërohet Arban Abrashi, tregon fituesin në Prishtinë

Mbahet mbledhja e 3-të me radhë e Kuvendit Komunal të Lipjanit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi shpreson se gara për kryeqytetin ende nuk ka përfunduar.

Abrashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se pasi të numërohen të gjitha votat, sipas tij, fitorja do të jetë e LDK-së.

Më tej, ai thot se “me qetësi, me durim, me mençuri e me vendosmëri, do ta administrojmë procesin në vazhdim. Për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Abrashi, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë i Abrashit:

Jemi në garë. Dhe do të fitojmë.

Do t’i numërojmë të gjitha votat. Jam besimplotë se brenda atyre fletëvotimeve që kanë mbetur pa u numëruar, është fitorja jonë, fitorja e Prishtinës evropiane.

Me qetësi, me durim, me mençuri e me vendosmëri, do ta administrojmë procesin në vazhdim. Për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të Prishtinës.

Unë besoj në fitore. Ashtu sikurse Ju besoj.

E kam filluar garën kur zgjedhjet ishin caktuar. Deri atëherë, as nuk më shkonte ndërmend se do të isha kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, forcës kryesore politike në Kosovë, për kryetar të Prishtinës.

Brenda pak javësh, me mobilizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të ekipit tim, arritëm të përmbysnim epërsinë e rivalëve.

Dëshmuam se jemi konkurentë të fortë dhe besoj të pathyeshëm.

Koalicioni ynë me qytetarët e Prishtinës dhe me partnerin e koalicionit tonë, do të ngadhnjejë.

Secila votë do të numërohet. Dhe ne do të këmbëngulim të mos lejojmë asnjë devijim të vullnetit të qytetarëve të Prishtinës. Në fund, do të fitojmë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)