Barcelona pritet ta kompletojë brenda pak ditëve transferimin e vet rekord të Philippe Coutinhos, në vlerë 160 milionë euro, pasi lojtari nuk ka udhëtuar me skuadrën e Liverpoolin në kampin e saj të ngrohet stërvitor në Dubai.
Nuk është arritur ende marrëveshja mes klubeve, me “Të kuqtë” që akoma po tentojnë ta bindin 25-vjeçarin – me përfshirje të drejtpërdrejt nga Fenëay Sports Group – të qëndrojë në Merseyside të paktën deri në fund të këtij sezoni, transmeton Express.
Burime të afërta më Goal.com kanë zbuluar se Liverpooli ka qenë i pasuksesshëm në tentimin e vet për t’ia ndryshuar mendjen lojtarit deri më tani, megjithëse i ka ofruar atij rrogë edhe më të lartë dhe stimuj tjerë.
Ndërkohë, eksperti spanjoll i futbollit i angazhuar nga Sky Sport, Guillem Balague, e ka cituar të përditshmen spanjolle “AS”, të ketë thënë se Philippe Coutinho mund të udhëtojë sonte për në Barcelonë për ta shikuar ndeshjen e skuadrës katalane të nesërmen pasdite.
COMMENTS