LAJMI I FUNDIT: Vetëvendosje e vetmja parti në Kosovë që e ka këtë gjë

LAJMI I FUNDIT: Vetëvendosje e vetmja parti në Kosovë që e ka këtë gjë

Protesta te “Rruga e Kombit”, Rama: Tufa e vandalëve do të marrë ndëshkimin që meriton

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Adnan Rrustemi ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook se partia që ai përfaqëson është e vetmja parti politike që tashmë nuk ka asnjë borxh ndaj PZAP-it.
“Lëvizja Vetëvendosje ka shlyer borxhet nga zgjedhjet e fundit, ndërsa partitë tjera parlamentare ende kanë mijëra euro pa paguar nga gjobat e shqiptuara nga PZAP”, ka shkruar Rrustemi në profilin e tij.
“Prandaj, KQZ-ja i ka lëshuar mjetet financiare vetëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ndërsa partitë tjera parlamentare mund të marrin mjetet financiare nga fondi i demokratizimit, vetëm kur të kenë shlyer të gjitha obligimet nga zgjedhjet e fundit. Sjellja e përgjegjshme o është kudo, o askund!”, përfundon postimin e tij Rrustemi.
(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

PZAP ka shqiptuar mijëra euro në gjoba për partitë politike që kanë garuar në zgjedhjet e fundit për shkeljet që i kanë bërë gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ato lokale në Kosovë. Shkeljet kanë qenë të natyrave të ndryshme, përfshirë përdorimin e fëmijëve në fushata elektorale, thyerjen e heshtjes zgjedhore, shfrytëzimin e hapësirave publike për fushatë etj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)