Bill Shear nga një universitet në Virginia të Shteteve të Bashkuara, ka kryesuar ekipin e hulumtuesve, për zbulimin e misterit rreth ngrënies të merimangave gjatë gjumit.
Për një kohë është thënë se derisa është duke fjetur, njeriu i ha pa vetëdije rreth tetë insekte të tilla gjatë jetës, transmeton Telegrafi.
“Merimangat kërkojnë pre dhe jo të hanë nga goja e njeriut. Era që lëshojmë nga goja, lagështia dhe zhurma që bëjmë teksa flemë, bëjnë që këto gjallesa të ikin”, ka thënë profesori Shear.
Sipas gjetjeve, asnjë merimangë nuk i afrohet njeriut që është duke fjetur, sepse nuk është shënjestër apo hapësirë që mund të qëndrojë për pushim.
“Mbyllni sytë dhe flini të qetë, asnjë nga këto bisha me tetë këmbë nuk do t’ju afrohen sonte, ose ndonjëherë në jetë”, thuhet më tutje në raport.
Ndryshe, miti se njerëzit hanë nga tetë merimanga gjatë jetës së tyre derisa flenë, thuhet se është shkruar nga disa gazetarë, për të parë se sa shpejtë përhapet një lajm i rremë nëse është atraktiv. /Telegrafi/
COMMENTS