Mbetja jashtë Ligës së Kampionëve e Arsenalit, kishte bërë që edhe vetë futbollisti të ishte i pavendosur për të ardhmen e tij.
Kanë kaluar dy muaj që nga mbyllja e afatit kalimtar të transferimeve, dhe emri i Alexis Sanchez vazhdon të mbetet pjesë e spekulimeve.
Kiliani i Arsenalit, në afatin kalimtar të verës ishte pjesë e shumë spekulimeve për një largim nga ‘Emirates Stadium’, e ku për të interesohej Manchester City dhe Bayern Munich.
Mbetja jashtë Ligës së Kampionëve e Arsenalit, kishte bërë që edhe vetë futbollisti të ishte i pavendosur për të ardhmen e tij.
28 vjeçari në fund vendosi të qëndrojë te Arsenalit, por interesimi për të nga skuadrat e mëdha, asnjëherë nuk është ndalur.
Sot, është Bayern Munich që ka zënë vendin kryesor në lajmet e sportit, për rikthimin në garë për Sanchez, që këtë edicion ka shënuar vetëm një gol./Lajmi.net/
COMMENTS