Lamtumirë Juventus, Dybala arrin marrëveshje me Manchesterin

CITY I GUARDIOLAS SHKRUAN HISTORINË NË FUTBOLLIN ANGLEZ [FOTO]

Një tjetër konkurrent serioz është paraqitur për të nënshkruar me yllin e Juventusit, Paolo Dybala.

Sipas gazetës britanike, Daily Star, Manchester United ka arritur marrëveshje me futbollistin argjentinas dhe tani mbetet vetëm përgjigjja e Juventusit.

Sipas këtij raporti thuhet se Mourinho ka përgatitur një ofertë prej 80 milionë euro për të bindur drejtuesit e nënkampionëve të Evropës, shkruan indeksonline.

Dybala nënshkroi për “Zonjën e vjetër” në verën e vitit 2015 për më shumë se 30 milionë euro. Në këto dy vite, argjentinasi ka shënuar 57 gola dhe 22 asistime në 119 ndeshje.

COMMENTS