LDK dridhë Rufcin e Ri me rrethinë, Hajdini pritet si hero në vendlindjen e tij

LDK dridhë Rufcin e Ri me rrethinë, Hajdini pritet si hero në vendlindjen e tij

Spahiu i kundërpërgjijet Salihut: Unë kam ardhur në Kuvend me votat e qytetarëve, kurse ti si bartës i listës

LDK e Lipjanit ka mbajtur tubimin e radhës në bastionin e saj në Rufc të Ri. Kandidati për deputet nga radhët e kësaj parti, Shkezen Hajdini është pritur si hero në vendlindjen e tij.Në një atmosfere të jashtëzakonshme, Hajdini i ka shpalour prioritetet e tij për katër vitet në vazhdim si deputet.

Hajdini ndër të tjera ka shtuar se Ruci i Ri është një vend me shumë vlera. Dhe njerëzit e kësaj zone janë besnik dhe i besojnë njerëzve.

‘’Kjo pjesëmarrje kaq e madhe këtu, është një tregues i qartë se e paskët vendos me e bërë Vjosa OSmain kryeministre, gjithashtu e paskët vendos me e dërgu PDK-në në shtëpi’’

Ai tutje ka e ka krahasur LDK-në e sodit me kohën e LDK-së së Ibrahim Rugovës.

‘’LDK tani është aq e fortë sa ishte edhe në kohën e Ibrahim Rogovës’’

‘’Partitë tjera mund të vijnë këtu e me ju rrejtë, së atë punë e bëjnë më së miri, se kinse ata kanë me i fitu zgjedhjet, mirëpo në jemi dëshmitarë të atyre tubimeve në Prishtinë, Gjilan, Feriaj e Lipjan që sipmatizantët e LDK-së nuk po i zënë as sallat e as sheshet’’.

Hajdini nga tubimi në Rufc të Ri me rrethinë ka edhe një mesazh për partitë tjera.

‘’Ne i themi PDK-së se me jë Shtime e Drenas nuk fitohet Kosova, kurse Vetëvendosjes I kallxojna se me një Prizren nuk fitohet Kosova, kurse me këto partitë e tjera nu irremi fare sepse nuk janë serizoze’’, ka thënë Hajdnin.

Shkelzen Hajdini në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së, mban numrin 31./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)