Shërohet dhe kthehet në vendlindje.
LDK e Lipjanit iu kanë gëzuar kthimit të kryetarit të tyre Isa Mustafa nga Gjermania.
Ai ishte për shërim në këtë shtet, pasi që kishte disa probleme shëndetësore, njofton Ulpianapress.
Mustafa është kthyer mbrëmë nga Gjermania ndërsa sot dega e LDK-së së Lipjanit i uron mirëseardhje duke i dëshiruar shërim të plotë sa më pare.
Ja postimi i plotë i LDK-së së Lipjanit
‘’Mirësevjen kryetar, Akademik Isa Mustafa!
I gëzohemi shëndetit tuaj të mirë dhe urojmë shërim të plotë sa më parë, për të kontribuar në proceset që po kalon vendi ynë!’’./Ulpianapress/
COMMENTS