LDK-ja i jep mbështetje të plotë aksionit të sotëm në Veri të Kosovës

LDK-ja i jep mbështetje të plotë aksionit të sotëm në Veri të Kosovës

QEVERIA ANKOHET NDAJ RAPORTIT TË BE-SË DHE I DËRGON NJË MESAZH BRUKSELIT

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje të plotë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës.
Kjo parti përmes një komunikate për media ka thënë se provokimet e vazhdueshme të Serbisë rrezikojnë destabilitetin në rajon.

“LDK-ja do të jetë e vendosur të mos lejojë askënd të nëpërkëmb shtetësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ky është reagimi i plotë i LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka përcjellur me vëmendje ngjarjet e sotme në veri të vendit.

LDK-ja, si gjithherë, e vlerëson profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës dhe u jep mbështetje të plotë të gjitha institucioneve të sigurisë në ushtrimin e sovranitetin shtetëror në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, LDK-ja dënon provokimet e vazhdueshme të Qeverisë së Serbisë, dhe fton komunitetin ndërkombëtarë të përdorë ndikimin për të parandaluar provokimet e tilla që rrezikojnë stabilitetin në rajon.

LDK-ja kërkon që ngjarjet e tilla të mos përdoren për qëllime politike nga askush. LDK-ja shpreh besimin se veprimet e institucioneve të Kosovës janë të mbështetura edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Si partia më e madhe politike në vend, LDK-ja do të jetë e vendosur të mos lejojë askënd të nëpërkëmb shtetësinë e Kosovës dhe do të kërkojë përgjegjësi institucionale nga të gjitha institucionet e mandatuara sipas Kushtetutës për të mbrojtur rendin, sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)