Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes dhe Grupit të Deputetëve të Pavarurë ka filluar procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë.
“Duke marrë parasysh mos harmonizimin e veprimeve institucionale të Qeverisë së Kosovës lidhur me rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë si dhe duke pas parasysh pasojat të cilat janë krijuar nga kjo ngjarje dhe ikjen nga përgjegjësia e kësaj qeveri para Kuvendi të Republikës së Kosovës, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të VV dhe GDP filluan procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftim.
Seanca kërkohet të mbahet ditën e martë datë 03.04.2018./Indeksonline/
COMMENTS