Një talent i ri në futboll duket se po ecën në rrugën e duhur dhe me hapa të sigurtë. Tashmë ai konsiderohet një futbollist me perspektivë për të ardhmën e futbollit kosovar dhe më gjerë.
Pra, fjala është për Lerat Behlulin, nga komuna e Lipjanit. E sotmja por edhe e ardhmja e këtij futbollisti, duken në rrugë të mbarë. Falë talentit por më shumë punës e përkushtimit të përditshëm, Learti (9-vjeçar) me lojën e tij magjike dhe brilante ka lënë përshtypje sikur ka lindur Lionel Messi i Kosovës. Talenti, stili, pamja fizike, karakteri dhe teknikat e tij në lojë, janë tregues në vete që të jepin pamjen e një futbollisti të lindur, i cili padyshim do të ecë përpara
Duke u bazuar gjithnjë në të dhënat e prindërve (Bujarit dhe Elmazes), talenti i ardhshëm i futbollit lindi me dashurinë për topin. Ai qysh në muajt e parë të lindjes si tij, kishte luajtur vetëm me top, dhe ende vazhdon me po te njejtin pasion dashuria për futbollin.
Përkrahja e gjithë familjes bënë që talenti lipjanas të shkoj rruges së suksesit që nuk është aspak e lehtë por për një talent si ai asgjë nuk është e pamundëshme.
Leart Behlulit i urojmë suksese të reja në lojën e futbollit, e që pas pak viteve të jetë njëri ndër lojtarët më mirë shqiptar në botën e futbollit të evropian!
COMMENTS