Ledri bashkohet me mamanë e tij, sjell surprizën në Tiranë!

Ledri bashkohet me mamanë e tij, sjell surprizën në Tiranë!

12 orë sfilatë, vdes modelja 14-vjeçare ruse

Është një nga reperat më të kërkuar dhe më të pëlqyer të momentit dhe padyshim nga më të dashurit.
Mirëpo këtë të martë Ledri Vulën do e shohim krejtësisht ndryshe. Ai do të jetë i ftuari special në programin “MasterChef Junior Albania”. Reperi do të jetë një surprizë e vërtetë për talentet e vegjël në garë dhe madje do të ndikojë edhe në provën e tyre.

Para tyre do të vihet një kuti misterioze, me produkte të zgjedhura nga vetë reperi, me të cilat fëmijët do gatuajnë në provën e radhës në kuzhinën e MCH Junior.

Gjithashtu për t’u parë mbetet edhe marrëdhënia e Ledrit me shefe Xheraldinën, nënën e tij, e cila është pjesë e këtij formati televiziv.

Se çfarë do të bëjë tjetër reperi në kuzhinën e MasterChef mbetet për t’u parë të martën në mbrëmje./Gazeta Express/

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)