Nga fillimi i kësaj jave pacientët të cilët kanë nevojë për shërbimet konsultative të Pediadrit në Qendren Kryesore të Mjekësië Familjare në Lipjan nuk do të jenë të obliguar të pajisen me udhëzim nga Mjeku Familjar por do të konsultohen direkt me Pediatrin.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni, ka thënë se ky vendim është marrë në bashkëpunim me menaxhmentin e QKMF-së me qëllim të menaxhimit sa më të mirë dhe nëmënyrë efikase të kohës së pacienteve të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore nga institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në Lipjan.
COMMENTS