Leonit Behluli talenti që synon majat e futbollit

Leonit Behluli talenti që synon majat e futbollit

Uran Ismajli: Fajtor për gjendjen në shëndetësi është PDK-ja

Talenti i futbollit, Leonit Behluli po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij të grupmoshave U-15, transmeton Ulpianapress.

Futbolli për të është më shumë se vetëm sport. Fusha e gjelbër atij i sjell emocione dhe motiv që të shkojë përpara në realizimin e ëndrrës së tij.

Leoniti është nxënës i kolegjit “Mehmet Akif” në Banullë të Lipjanit. Ai tashmë është 13 vjeç.

Ai është pjesë e klubit të futbollit ‘KF Ulpiana’.

Leoniti me bashkëlojëtarët e tij stërvitjet i kryejnë në stadionin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, nga trajneri Lulzim Gashi.

Leoniti luan si sulmues i djathtë ndërsa frymëzimin e tij e ka gjetur te futbollisti më i mirë i sulmit Lewandowski. Posedon shpejtësi dhe teknikë ku siç thotë edhe vet ai se në lojë ka qetësinë e një futbollisti profesionistë.

“Pozicioni im ne fushë është sulmues i djathtë dhe inspirohem nga lojtari i madh, Robert Lewandowski. Mendoj që talenti im shkon përtej të qenurit vetëm sulmues. Jam i aftë për kontrollimin e lojës, shpejtësinë, si dhe qetësinë. Po ashtu jam i mirë edhe në aspektin defanziv si dhe kam ndikim të madh në ofanzivë”, shtoi Leoniti.

Ndryshe, 13 vjeçari mendon se në vendin tonë mungon organizimi i shpeshtë i kampeve futbollistike ku lojtarët e rinj do të kishin më shumë mundësinë për të shfaqur talentin e tyre. Ai më tej shton se mungesa e tillë është arsyeja kryesore që nga vendi jonë shumë pak lojtarë dalin të luajnë në klubet evropiane.

“Në të ardhmen shpresoj që talenti si dhe puna e neve lojtarëve të rinj të trajtohet më mirë si dhe të ketë organizime më të shpeshta të kampeve me menaxherë të ndryshëm nga vende të ndryshme. Në vendin ku jetoj unë, fatkeqësisht, puna dhe talenti nuk vlerësohen aq sa duhet dhe mendoj që ajo është arsyeja kryesore që rrallë herë dalin lojtarë tanë në vende të jashtme, ku mund të krijojmë karriera të mëdha dhe të përfaqësojmë vendin tonë anë e mbanë botës”, sqaron talenti 13 vjeçar.

Në fund Leoniti tregon se synimi i tij është që në një të ardhme të luaj në ndonjë klub evropian ku do të nxjerrë në pah aftësitë e tij. “Në të ardhmen shpresoj të luaj në Evropë ne ligat e mëdha si Premier Liga angleze ose ajo spanjolle La Liga. Ëndrra ime është të fitoj trofe të ndryshëm me klub po ashtu edhe individual, të shfaq aftësitë e mija dhe të përfaqësoj në mënyrë pozitive vendin dhe origjinën time”, deklaroi futbollisti Leonit Behluli./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)