Vazhdojnë raportimet për ndryshime në ekipin e Milanit dhe e fundit mendohet të jetë lëvizja e Susos te Napoli, dhe ardhja e Domenico Berardit te “Rossonerët”.
“Tuttosport” dhe “Il Roma”, shkruajnë se Napoli i dëshiron me çdo kusht shërbimet e Susos, dhe janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e spanjollit që është 38 milionë euro, transmeton KTV.
Ish-futbollisti i Milanit do të ishte i lumtur për një kalim te skuadra e Maurizio Sarrit, nëse Milani dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Për zëvendësimin e Susos është talenti i Sassuolos, Berardi, i cili këtë sezon ka shënuar 2 gola e ka 2 asistime në 23 ndeshje të Serie A. Në përgjithësi ka zhvilluar 134 ndeshje me Sassuolon, me 45 gola e 35 asistime, por ka edhe katër kartonë të kuq.
COMMENTS