Në një sondazh të organizuar nga redaksia e Ulpianapress.com në rrjetin social Facebook, lexuesit e kanë zgjedhur lojtarin më të mirë të Kosovës në Ligën e Kombeve, përcjell Ulpianapress.
Benjamin Kololli e ka fituar sondazhin me Milot Rashicen.
Futbollisti i Cyrihut në Zvicerr i ka fituar 65 për qind të votave kurse lojtari i Werder Bremenit 35 për qind.
Kololli ka mahnitur me paraqitjet e tij, sidomos në dy ndeshjet ndaj Maltës duke realizuar tri gola në total si mbrojtës i krahut.
Në anën tjetër, Rashica ka mahnitur me paraqitjet e tij në të gjitha ndeshjet dhe ka shënuar dy gola me ekipin kosovar.
Kujtojmë se Kosova është kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare ku do të përballet me Maqedoninë. /Ulpianapress/
COMMENTS