Kosova është vetëm dy ndeshje larg për ta fituar Grupin 3 të Ligës D të Kombeve dhe kështu për të shkuar në gjysmëfinale të Ligës D, një gjysmëfinale dhe një finale që do ta dërgonte Kosovën për herë të parë në Europian
Kombëtarja e Kosovës ka filluar fazën e grumbullimit sot para se të kryej aventurën e saj, të suksesshme në Ligën e Kombeve.
Gjatë tërë 2018’ës, Kosova nuk ka pësuar asnjë humbje. Kosovës i nevojiten 3-6 pikë për ta konfirmuar veten si liderë të grupit.
Ndeshja në Prishtinë pritet të jetë përcaktuese por Kosova nuk duhet të dështojë as në Valleta dhe duhet të luftojë për fitore si mysafirë.
“Dardanët” ndeshjen e parë do ta luajnë me Maltën, të cilën në Prishtinë e mposhtën 3-1.
Për këtë ndeshje Kosova ka më shumë kohë për t’u përgatitur pasi që do të mbaj stërvitje më shumë në Prishtinë.
Përndryshe kjo është agjenda e Kosovës për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, para se ti kuptojë kundërshtarët për kualifikime në Euro 2020 në shortin që hidhet në dhjetor. /GazetaExpress/
Agjenda e Kosovës
12 nëntor
ora 18:00 – Stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”
13 nëntor
ora 17:00 – Stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”
14 nëntor
ora 11:00 – Stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”
ora 18:00 – Stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”
15 nëntor
ora 10:00 Fluturimi për Valeta
ora 18:00 Stërvitja në Valeta
16 nëntor
ora 18:00 Stërvitja në Valeta
17 nëntor
ora 18:00 Ndeshja Maltë – Kosovë
19 nëntor
ora 18:30 ora 18:00 Stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”
20 nëntor
ora 20:45 Ndeshja Kosovë – Azerbajxhan
COMMENTS