Ligji për pagat edhe para miratimit u bë pretekst i shumë pakënaqësive. Kurse miratimit, për këtë ligj ekspertët e ekonomisë po thonë se bënë ndasi mes sektorëve privat e publik, por edhe është i papërballueshëm për buxhetin.
Këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se ligji do të hyjë në fuqi 9 muaj pas futjes në gazetën zyrtare edhe nuk paraqet problem për buxhetin, as këtë vit e as vitin e ardhshëm.
“Sipas amendamenteve që janë aprovuar në Kuvendin e Kosovës, Ligji pritet të hyjë në fuqi nëntë muaj nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare. Ne kemi paraparë 1616 milion euro nga buxheti plus është edhe një pjesë nga Ministria e Financave që e akomodon tërësisht Ligjin gjatë vitit 2019. Kështu që nuk ka asnjë problem për pagat gjatë vitit 2019”, tha Rafuana.
Ekonomisti Mustafë Kadriaj, thotë për rtv Dukagjini se ligji për pagat nuk i ka lënë zgjidhje tjetër sektorit privat, veç se të marr rrugën e mërgimit.
“Me këtë Ligj do të ketë një hendek të madh mes sektorit publik dhe atij privat. Në një far mënyre sektori privat do të sheh vetëm rrugën e mërgimit sepse nuk do të mund të përballon anën e konsumit dhe veshmbathjes”, deklaroi Mustafë Kadriaj.
Gazetari i ekonomisë, Zekirja Shabani, thotë se qeveria nuk do ta pres ligjin për paga të hyj në fuqi, pasi që sipas tij, deri atëherë kjo qeveri ta përfundoj mandatin.
“Nëse nuk ndryshohet pagat minimale në vend, do të vazhdon të thellohet hendeku mes sektorit publik dhe atij privat. Qytetarët e Kosovës do të inkurajohen të punojnë në sektorin publik e jo në atë privat, çka do të thotë më pak vende pune në sektorin privat dhe qytetarë më të pavullnetshëm të punojnë në sektorin privat”, deklaroi Zekirja Shabani.
Ky ligj u kundërshtua nga shumë punonjës të sektorëve publik.
COMMENTS