Limaj: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përgjegjësi e përbashkët

Limaj: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përgjegjësi e përbashkët

Flet pacienti nga Lipjani me koronavirus: Në aeroport s’na kanë kontrolluar, herën e dytë dola pozitiv

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është duke marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partitë Socialdemokrate Evropiane në Podgoricë, ku po diskutohet për hyrjen në Be të Ballkanit Perëndimor.

Limaj ka treguar se socialdemokratët anekënd Evropës theksuan përsëri gatishmërinë që t’i mbështesin partitë simotra në Ballkan dhe bartjen e përvojave që do të përshpejtonin rrugën drejt BE-së, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Sot në Podgoricë nisi konferenca e organizuar nga Partitë Socialdemokrate Evropiane me temën “Hyrja në BE e Ballkanit Perëndimor përgjegjësi e përbashkët e jona”.

Me ftesë të partive Socialdemokrate Evropiane isha pjesëmarrës i kësaj konference, e cila do t’i vazhdojë nesër punimet në Tiranë.

Të gjithë diskutuesit u pajtuan që Integrimi në Bashkimin Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është përgjegjësi e përbashkët e jona, por edhe obligim ndaj qytetarëve të vendeve tona dhe se orientimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është i paalternativë.

Kolegët tanë socialdemokratë anekënd Evropës edhe njëherë theksuan gatishmërinë që t’i mbështesin partitë simotra në Ballkan për të ndihmuar në implementimin e programeve socialdemokrate, bartjen e përvojave e cila do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së.

Ne, Nisma Socialdemokrate jemi krenarë që i takojmë vizionit dhe frymës socialdemokrate evropiane dhe do të punojmë me të gjitha partitë simotra në Evropë për t’i sjellë përvojat e tyre më të mira edhe në Kosovë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)