Limaj: Në Kosovë kemi mosbesim, unë kam probleme me Thaçin (Video)

Limaj: Në Kosovë kemi mosbesim, unë kam probleme me Thaçin (Video)

Ish-gjykatësi i Tribunalit të Hagës paralajmëron lirimin e kriminelëve serbë

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka thënë se në vitin 1999 ka përfunduar koha kur Serbia ka tentuar të gjejë përfaqësues shqiptarë që u përshtatet atyre .

Kryetari i NISMA Socialdemokrate njëkohësisht zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini se duhet një unitet i klasës politike pasi temat ndërkombëtare nuk negociohen për çdo ditë.

Duke folur për mospëlqimin që Serbia ka ndaj tij si udhëheqës i delegacionit të Kosovës, Limaj ka thënë se ka mbaruar koha kur Serbia ka zgjedhur njerëzit në Kosovë.

“Koha kur Serbia ka tentuar të gjejë përfaqësues shqiptarë që u përshtatet atyre ka përfunduar në vitin 1999. Kjo tregon më së miri mentalitetin e tyre. Nuk besoj se ka shqiptarë që dëshiron të bisedoj më Daçiqin ose Vuçiqin por ata janë të zgjedhur të popullit të tyre”, tha ai.

Zëvendëskryeministri ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë propozim nga Serbia se ajo do ta njohtë me ndonjë kusht pavarësinë e Kosovës.

“Le të thotë Serbia se po e do gjysmën e Kosovës në këmbim të njohjes së Kosovës, dhe ne do ta japim përgjigjen tonë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se përderisa zyrtarisht nuk ka filluar dialogu, asgjë nuk mund të paragjykohet.

“Pa një propozim zyrtar, nuk dimë për çfarë po flasim. Ne kemi kërkesat tona, siç janë: njohja, anëtarësimi në OKB, por nga Serbia nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare”.

Limaj ka thënë se “nëse Kosovës i bashkangjiten territore nuk prish punë, por nëse ndodh e kundërta, pra duhet dhënë territore, atë s’mund ta bëjë gjithkush”.

I pari i NISMA Socialdemokrate ka thënë se kemi mosbesime të mëdha në Kosovë, por në këtë moment duhet të jemi të bashkuar.

“Në Kosovë kemi mosbesim. Kemi personalitete të diskutueshme. Kemi mosbesime për arsye të ndryshme nga përvoja të ndryshme. Unë kam probleme me Presidentin, është normale edhe kjo. Por kjo është një temë nacionale. Por, në Bruksel duhet të bëhemi bashkë dhe të marrim përgjegjësi”, deklaroi Limaj./Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)