Limaj: Nuk do të lejojmë që 90 për qind e produkteve në markete të jenë të huaja

Limaj: As unë, as familja s’kemi keqpërdorur asnjë cent

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka organizuar tryezën më temën “Prodhimet vendore në supermarkete-rregullimi i tregtisë së brendshme”.

Me këtë rast zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, tha se nuk do të lejohet që 90% e produkteve në markete të jenë prodhime të huaja.

Ai tha se respektimi i konkurrencës se lirë hapja dhe mundësia e qarkullimit të lirë të mallrave është e drejtë, por çdo vend ka rregulla dhe ato duhet të respektohen.

Limaj madje paralajmëroi ndryshimin e Ligjit për Tregtinë, duke apeluar që të trajtohen barabartë tregtarët vendës.

“Nuk do lejojmë që 90% të produkteve të vijnë nga jashtë, nuk do lejojmë sepse kemi rrugë. Nëse kemi probleme me ligjin duhet ta ndryshojmë, nëse kemi ligj që destimulojnë prodhues në vendin tonë duhet të bëjmë ndryshimin e ligjit që pengon këto procese. Ta nxjerrim si prioritet të përbashkët eliminimin e efekteve, t’i marrim hapat për ta ndryshuar këtë gjendje dhe të jemi të bashkuar në këtë. Apeli im është trajtoni barabartë tregtarët tanë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Drejtori ekzekutiv i prodhuesve vendor Astrit Panxha, tha se në Kosovë ka nevojë të rregullohet tregu.

“Në Kosovë ka nevojë të rregullohet tregu të kemi rregullim të tregut brenda Kosovës e kemi obligime ndaj MSA-së”.

Sipas tij, fuqinë për me vendos se çfarë produkte kanë me pas në supermarkete e marrin vetë ato, prandaj, ka shumë rëndësi vendosja e produkteve nëpër markete.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)