Limaj: S’do ta kisha lejuar Presidentin të përzihet në punët e Qeverisë

Limaj: S’do ta kisha lejuar Presidentin të përzihet në punët e Qeverisë

Në veri qarkullojnë automjete pa tabela të regjistrimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se presidenti i Kosovës nuk duhet kurrsesi të përzihet në kompetencat e Qeverisë së vendit.
Në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, Limaj ka thënë se nëse kryeministri Ramush Haradinaj e lejon, le të ia japë punën presidentit Hashim Thaçi.

“Unë si kryeministër kurrë s’do të kisha lejuar që Presidenti, dhe askush tjetër, në fushën e Qeverisë të përzihet”, është shprehur Limaj.

“Përgjegjësinë për Qeverinë e kemi ne. Dhe ne e dimë kujt i japim përgjegjësi”, ka theksuar kreu i Nismës Socialdemokrate, raporton Gazeta Express.

“I japim përgjegjësi Parlamentit dhe qytetarëve”, ka shtuar Limaj.

Ai ka thënë se pret që secili ta kryejë punën e vet të plotë. “S’ka nevojë”, ka thënë Limaj, që dikush të përzihet në punët e tjetrit. /Express/

PRESSING

Posted by T7 on 26.04.2018

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)